Ndonëse aktivitetet pothuaj janë pezulluar për shkak të festës së ndërrimit të viteve, kjo nuk i ka penguar qytetarët të paraqiten pranë pikave të vaksinimit për të marrë vaksinën anticovid. Lindita është një prej skeptikeve të para të vaksinimit, por shtimi i infektimeve ka bërë që më në fund të marrë dozën e parë. Pyetjes nëse e bëri vaksinën për shkak të vendimit për vaksinim të detyrueshëm, ajo përgjigjet se:
“S’e dija fare, absolutisht nuk e dija për Zotin. Unë e bëra sepse duhej ta bëja, e ndjeja se duhet ta bëja. E kisha me shumë frikë sepse unë punoj këtu tek Arena, e kisha shumë frikë për ta bërë ,por sot e vendosa dhe e bëra. Unë bëra Pfizer, isha e vetmja nga familja që nuk e kisha bërë,sepse burri dhe goca e kishin bërë,vetëm unë nuk e kisha bërë", tha ajo.
Në kushtet kur në vend po qarkullon varianti Omicron i koronavirusit, të moshuarit u janë drejtuar mjekëve të familjes për dozën përforcuese të vaksinës.
"Sapo mora dozën përforcuese, dozën e tretë. E bëra me rekomandim nga mjeku i familjes", thotë një tjetër i moshuar.
Nga të dhënat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në të gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 2,4 milionë vaksina. Shpesh ka pasur raste infektimi edhe tek të vaksinuarit, megjithatë autoritetet Shëndetësore garantojnë se ky proces shmang fatalitetet dhe rastet e rënda.
Ato frymurijte mos i nxirni per berihaj por per tu bere thirrje njerzve te vaksinohen.
Përgjigju