Kronikë

‘One’ shpallet operatori më i mirë për mbulim e shpejtësi

25 Maj 2021, 15:48| Përditesimi: 25 Maj 2021, 16:12

  • Share

TIRANË- One Telecommunications është vlerësuar si operatori “Më i mirë në testim” për vitin 2021 nga kompania ndërkombëtare Umlaut. Rrjeti i One ka arritur rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për këtë vit, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe për shpejtësinë e shkarkimit nga interneti në 6 muajit e fundit. 

Drejtor Ekzekutiv i Telekomunikacionit në kompaninë Umlaut, Hakan Ekmen përgëzon One Telecommunications që u sjell përvojën më të mirë abonentëve të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

“One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin. Këto veçori bëhen më të rëndësishme gjatë periudhës sfiduese të pandemisë. Testimi Umlaut i telefonisë së lëvizshme është standardi real i industrisë, i cili vlerëson me paanshmëri dhe transparencë infrastrukturën digjitale globale”, thotë Hakan Ekmen.

Kompania One ka marrë 895 pikë nga një total prej 1000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm, dhe ka triumfuar ndaj operatorëve të tjerë. Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications, u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim dhe tha se përpjekjet e ONE janë shpërblyer.

“One premtoi rrjetin më të mirë në vend, dhe e mbajtëm premtimin brenda kaq pak kohe. Rrjeti ynë vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për t’u bërë operatori i preferuar në Shqipëri”.

Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë, që është 25-vjetori në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Ilir Duka Drejtor Rrjeti në One ka rikujtuar edhe një herë fillesat e kompanisë dhe premtoi se do punojnë që të jenë ata zgjidhja e parë e klientëve. 

“Është një ditë mjaft speciale, pasi pikërisht këtu në këtë godinë, u dha sinjali i parë në shqipëri që ishte diçka shume e veçantë për ata vite. 25 maj 1996 ku me shumë pasion një skuadër e vogël inxhinierësh arritën të mundësojnë këtë risi teknologjike për Shqipërinë. Teknologjia vazhdon dhe nuk ka limite ajo ju shërben njerëzve, prandaj nuk do të ketë limit”, pohon Drejtor Rrjeti Ilir Duka.

Tashmë, One mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1,2 Gpbs. 

One Telecommunications angazhohet të vazhdojë investimet në burimet teknologjike dhe njerëzore, me qëllimin për t’u bërë operatori i preferuar dhe punëdhënësi më i mirë në Shqipëri.
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?