Bota

Operacion kundër ‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes! Sekuestrohen 72 mln euro pasuri

1 Shtator 2022, 09:45| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 14:31

  • Share

ITALI - 202 persona janë arrestuar në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Operacioni u zhvillua në qytetin e Kozencës, në kordinimin e prokurorisë së Katanzaros. Sipas mediave italiane, janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit, nga të cilët 139 janë lënë në burg, 50 në arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitje. Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i qytetit Rendes, Marcello Manna dhe dy këshilltarët Francesco De Cicco dhe Pino Munno.

Prokuroria ka vendosur arrest shtëpie për qytetarin e parë të Rendes, ndërsa nuk është bërë me dije se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi të, apo lidhja që ka Mana me organizatën mafioze, që u godit nga prokuroria e Katanzaros. Mësohet se pjesë e të ndaluarve është dhe drejtori i urbanistikës së qytetit, Françesco De Çiço dhe drejtuesi i punëve publike Pino Munno.

Hetimet janë zhvilluar në një periudhë nga viti 2017 deri në nëntor 2021 përmes përgjimeve, ndjekjes, videofilmave, përgjimeve elektronike dhe deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, shkruajnë mediat italiane.

Krimet e kontestuara janë shoqata e tipit mafioz, zhvatje, fajde, ushtrim abuziv i kredisë, dëmtim, krime në lidhje me armët dhe municionet, krimet kundër personit, kundër pronës, kundër administratës publike, trafikimi i drogës, pastrimi i parave, ripërdorimi i parave në veprimtari ekonomike, regjistrim fiktive të pasurisë, shkëmbim elektoral politiko-mafioz, të rënduara nga qëllimet e lehtësimit mafioz.

Është zbatuar edhe një urdhër urgjent për sekuestrimin e të pasurive të paluajtshme, kompanive, shoqërive tregtare, pasurive të luajtshme të regjistruara, që u atribuohen shumë të dyshuarve, në vlerë mbi 72 milionë euro.  

Komento

Komente

  • Dea: 01/09/2022 14:58

    Kryeministri ynë është gjigand. Ai e ka kuptuar me kohë që Evropa është e mbushur me mafje. Ballkani i Hapur është përgjigja më e mirë që i japim Evropës së korruptuar.

    Përgjigju
  • Miri: 01/09/2022 14:35

    Sa i ngjaka Veliajt ky

    Përgjigju
    • korca: 01/09/2022 20:40

      ky i ngjan tamam Sotiraq Filos.

  • Gjeografia: 01/09/2022 14:10

    Kudo eshte njelloj ja edhe Italia antar i G7 dhe vend në BE ka raste korruosioni prandaj duhet në Be shqiperia sepse ngjan shume teknikisht me italine!

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/09/2022 12:12

    Tani shpresojë se drejtësia do vepron edhe ke ne e duke filluar nga koka e pushtetit kriminal hadut

    Përgjigju
    • Arbëror Buzpidhi: 01/09/2022 13:57

      Shpresojme qe te te vene dhe ty nje tap te madhe ne b…ythe dhe nje trongull te modh ne goje.

  • Sufllaqe: 01/09/2022 10:35

    Kam besim se kryeministri ynë do bëj me të mirën për arbëreshët sepse edhe ata janë shqiptarë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?