Kronikë

Operacioni anti-drogë në Krujë, Gjykata cakton masën e sigurisë për 3 të pandehurit e tjerë, 2 në burg! Dje la pas hekurave 6 prej tyre

2 Qershor 2021, 11:53| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 12:48

  • Share

Gjykata e Krujës ka caktuar sot masat e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë që ranë në pranga të shtunën e 29 majit gjatë operacionit anti-drogë "Agimi".

Arrest me burg është dhënë për Asllan Deliun dhe Marsle Locin, ndërsa arrest shtëpie për Eldi Kacelin. Në total në kuadër të operacionit Agimi ranë në pranga 16 persona kurse 24 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Dje u dha masa e sigurisë për 13 të arrestuar duke lënë në burg 6 prej tyre, kurse "arrest shtëpie" është dhënë për 5, ndërsa në "detyrim paraqitje" janë lënë 2. Gjykata dje la në burg përkatësisht Erjon Deliun, Fetije Kullajn, Erlind Almetën, Ferit Kullaj dhe Dashamir Kullaj.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?