Kronikë

Mbushën 'Smart'-in me mitralozë e municione luftarake, goditet grupi i trafikut të armëve në Tiranë, 3 në pranga (Video)

3 Korrik 2021, 09:02| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 09:11

  • Share

Policia e Tiranës goditi një grup në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga 3 persona. Në kuadër të operacionit “Armatimi” Report Tv mëson se u arrestuan Indrit Dumi, 30 vjeç, Mario Çelmeta 30 vjeç dhe Fabion Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Blutë e Tiranës arritën të sekuestrojnë 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.

Përmes një njoftimi zyrtar policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona po tentonin të trafikonin armë zjarri, dhe gjatë operacionit në fshatin Vishnje, bëri kapjen në flagrancë të të dyshuarve.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues Fabion Dumi dhe pasagjer Mario Çelmeta, Policia gjeti dhe sekuestroi armët.

Ndërkohë Indrit Dumi sipas policisë i priste në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.    

“Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.  Materialet procedural do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?