Foto nga aksioni i shembjes së ndërtesave pa leje në bregdet

Kronikë

Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit

14 Tetor 2021, 17:53| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 17:56

  • Share

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.

Lajmin se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me operacionin “Bregdeti Ynë” e ka dhënë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke theksuar se “do të pastrohet” i gjithë bregdeti nga ndërtesat e paligjshme.

Çuç, i cili ka publikuar edhe një video nga puna e bërë ka shkruar se IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 20/10/2021 12:12

    Shkaterroni ato dhe i hapni vend resorteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?