Guardia di Finanza e ndoqi 4 orë në bregdetin shqiptar, gjendet e shkrumbuar në Laç super gomonia me 2 motorë! Dyshohet se kishte sasi të madhe kanabisi

20 Korrik 2022, 08:34| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 15:14

  • Share

VLORË- Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare. Report Tv mëson se  sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë dhe ngarkesa ishte e mbuluar.

Gomonia që u pikas në Sarandë nga Frontex, u ndoq intensivisht për më shumë se 4 orë, derisa iu zhduk nga koordinatat dhe mundi të prekë në detin Adriatik.

Shërbimet policore konstatuan se mjeti lundrues ishte rreth 7-8 metra i gjatë me dy motorë. Në mjet nuk ka qenë asnjë person ndërsa burimet konfirmojën se në kërkim janë dy skafistë. Ende nuk dihet sasia e drogës që mund të ketë qenë në mjetin lundrues.

Forcat e policisë gjetën gomonen në orën 05:30 të mëngjesit buzë detit në Godull të Kurbinit. Mjeti lundrues është shkrumbuar totalisht e bashkë me të edhe motorët.

Por dyshohet se të njëjtin fat ka pasur edhe lënda narkotike ishte e mbuluar me një veshje në gjithë gjatësinë e gomones.

Burime për Report Tv thanë se gomonia nuk ka ardhur nga ndonjë shtet tjetër, siç paraprakisht u tha se vinte nga Greqia, por se ka tentuar të dalë me drogë nga vendi ynë përmes detit. Ende nuk dihet destinacioni për të trafikuar lëndën narkotike, ndërsa skafistët, të cilët mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona ja dolën të arratisen.

Fotoja ekskluzive nga Report Tv

Ora 09:54
Në ndjekje nga Guardia di Finanza që nga dita e djeshme, gomonia e dyshuar me kanabis gjendet e djegur në Godull të Kurbinit (VIDEO)

 

Gomonia e cila u ndoq ditën e  djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare e mbuluar është gjetur e djegur në zonën e Shëngjinit.

Gomonia dyshohet se ishte e ngarkuar me kanabis dhe e mbuluar, në kërkim dy skafistët.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2022 01:25

    Ironike te shohesh se shumica e komentuesve glorifikojne skafistet,pra kriminelet.Me keto mend qe keni, ju nuk jeni as per xhunglat e botes,jo me per BE!

    Përgjigju
  • Koli: 20/07/2022 17:56

    Eshte gomone bledi qorit ushtarit te shullazit qe kalon nga 2 ne jave ne sicili ka dhe nje tjeter si kjo ku eshte policia eshte i lidhur dhe me deputet se sjell nga 300 kg te bardhe ne muaj dhe e con ne itali ku je o spak turp

    Përgjigju
  • Nik: 20/07/2022 14:59

    Qeka bo Laçi me det ?!?????????????

    Përgjigju
  • Shteti italian: 20/07/2022 13:33

    Keta italianet te shikojn shtet e vet qe jan mafioza per veti dhe kan hesape boll me to. Shtet fukara bashk me greqin dhe edi rama i lejon me na surveju, pyt rrac e keqe. Un si kisha lan kta legenat e italis me na shikuar fare. RRESPEKT PER SKAFISTIN TJU EC MBAR ORE, DERI SA TE VEMI NE MAJE. RRESPKT PA FUND DHE MOTORAT E GOMONES ISHIN TEJET TE FUQISHEM FREE MY SHQIPE

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/07/2022 10:02

    Guardia di Finanza tmarrin briskun e ti rrujn k…, hallall ja baft zoti djemve, paskan ken mjeshtra me sa duket. Ec atyyy me 3 katerqindsha ska mjet me i kap. Ja prift zoti mar!!!

    Përgjigju
    • Ben: 20/07/2022 11:19

      Ska nevoj ti kapi finanza se do vriten vet me njeri tjetin me von

    • One: 20/07/2022 11:09

      Po c’lidhje ka dhe zoti dhe droga ?! Ah mor njerez eshte rruge e shkurtet kjo. Shume pak ja dalin te mbijetojne, shume humbin rruges. Ne fund te fundit jeta dhe zgjedhja e secilit eshte por me duket humbje e madhe dhe me vjen keq :(

  • Klo: 20/07/2022 09:47

    Ngarkesen e kan mbuluar me perde jo me carcaf ????

    Përgjigju
  • Pleqesia: 20/07/2022 09:21

    Keta jan trima respekte ..jo si keta langaraqet ne vlore qe zihen per stopa makinash dhe kthejn makinat ne mes te rruges dhe krekosen si kaposhi ne maj te plehut ...respekte per skafistat trima te vertet jan ..

    Përgjigju
    • Trevllazeri: 20/07/2022 21:49

      O vlora ta guxhulis motren une,,

    • Vlore: 20/07/2022 17:08

      Skafistave do tua bej ua ben dhe ka per tua ber gjithmon mbare mos harro qe skafistat jan nga ajo vlora qe pergojon ti o morr dhe skan nevoj per urimet e tua rracqirr

  • Turi: 20/07/2022 09:14

    Tja rruaj finanza me helikopter , bravo cunat mbare do zoti !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?