SPAK prangosi 8 persona për kultivim kanabisi në Krujë, GJKKO lë në burg 7 prej tyre! Report TV siguron dosjen e përgjimeve, grupet komunikonin me radio

27 Maj 2023, 11:30| Përditesimi: 27 Maj 2023, 17:19

  • Share

Gjykata e Posaçme liroi vetëm 1 nga 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së kanabis sativa si grup i strukturuar kriminal. Skënder Velja, 73 vjeç, kryeplak i fshatit Bruz Zall, edhe pse ishte kreu i njërit prej dy grupeve të goditur nga SPAK që kultivuan drogën në fshatra të Krujës, mund të përfitoj masë më të butë, atë të “arrestit në shtëpi”, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës. Pjesa tjetër e të arrestuarve do të presin hetimet e SPAK nga qelitë e paraburgimit. I arrestuar është edhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Shkëlqim Ismaili, detyrë që e ka mbajtur deri në qershor 2020.

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të SPAK, përmes së cilës hidhet dritë mbi veprimtarinë kriminale të dy grupeve të ndryshme kriminale që bazën e kanë pasur në disa fshatra të ndryshëm të njësisë administrative Cudhi të Krujës. Grupet kriminale, sipas dosjes hetimore të SPAK, kishin zgjedhur komunikimin përmes radiove, si ato të policisë, me pretendimin se nuk do të përgjohen. Në një episode që hetuesit kanë përgjuar, në komunikim dallohet tendenca e personave të përfshirë për kujdes, duke paralajmëruar njëri-tjetrin që të mos flasin me linja celulare, por vetëm në radio dhe aplikacioneve me internet, si Ëhatsapp, si në këtë komunikim mes Bujar Sefës dhe Xhemal Zogut.

Përgjimet:

Bujar Sefa: Interesohu hap syt, pash kret e familjes, rri sa ma afer bimeve ta di, mos t'merren me rob tu fol kot.
Xhemal Zogu: Po unë te bej mesazh ne telefon a naj gjo?
Bujar Sefa: Po ca mesazh o burr po ke radion, se citu jam ke karburanti Ram Vulges. Ti vec mjep, shef bimet e veç m'jep ok, a i kane pre a si kane pre, cita du prej teje.
Xhemal Zogu: Ne rregull jane o Bujar thjesht janë ne rregull.
Bujar Sefa: Ska per ti pre kush ma per Zotin.... Folni njehere me Ismetin, folni njehere me Ismetin, a në Ëhastapp, thuj të foli Simi njeher ne Ëhatsap me Ismetin.

Në një tjetër komunikim Asim Palucit dhe Bujar Sefës shfaqet shqetësimi për ardhjen e policisë për kontrolle, edhe ato me dronë nga lartë.

Bujar Sefa: A kane ik prej "Kroit Grops" policia?
Asim Paluci: Kane ik prej "Kroi te Grops" kane ik teqe, kane ike per krye kodre teqe.
Bujar Sefa: Po mrapa a dihet gje ka kane ik, ka kane kalu, jam tu i ngju te shpia unë, thote ai.
Asim Paluci: Atehere qekan dro te shpia?
Bujar Sefa: Mos reni larg bimeve, vec ti shefni pak rrushi mos reni larg, se na pret policia dreqit se poshtë s'kanë dalë e skane frike ato me ardh, vec t'paktën me m'thon i kane pre a si kane pre.
Asim Paluci: Po te shpia sjena tu shku..., po kam frek se kane per te hap dyrt e kane per te gjet gjonat mrrena.

Kur dosja tashmë ishte përgatitur, të akuzuarit ishin në përpjekje për të mbyllur hetimet dhe kjo kuptohet në disa përgjime të tjera mes Ahmet Palucit dhe Osman Xhafajt.

Ahmet Paluci: Dëgjo tashi të flasim se këto punë janë një cikë si sekret se mund të përgjohet telefoni ene tej ene mu, aty në dosjen tane janë shkrujt me tuba me krejt si kultivus.
Osman Xhafaj: për atë më tha ai mu.
Ahmet Paluci: Keq më vjen për zotin po vallahi se me qenë ene për vete.....si ta kan bo dosjen...ai tha vec kur të vijë afati që të pastrohet dosja, dro ty t'del na nji mo i fortë, naj shok a ku di unë por mendja sma do. Mu m'ka thon, për mu ka thon mos u lodh Afmet.
Osman Xhafaj: Mire mire.
Ahmet Paluci: Ne sjena gjykatë me heq këtë, në prokurori ska kalu në Gjykatë ska kalu por në polici ndodhet ky informacion.

Në dosje thuhet se Bujar Sefa është organizator i njëri prej grupeve dhe personi që merrej me dërgesat e ushqimeve tek personat rojtar të kanabisit. Në një nga rastet, sipas dosjes hetimore, dyshohet që shtator të 2020, ai është takuar me një punonjës policie me një Land Rover në Nojë, me të cilin kanë rënë dakord që në tre parcelat e tyre të inskenojnë sikur i kanë asgjësuar bimët.

Konkretisht për veprimtarinë kriminale janë arrestuar:

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Skënder Velja., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Saba Shehi., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Asim Pulaci 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xhemal Zogu 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim 5 të tjerë:

Bujar Sefa (alias Xaka) 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
Armand Dërvishi, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Edison Xaka, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Agron Asllanaj, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Haxhi Murati, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbuluar për grumbullimin e provave dhe për personat e tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?