Operacioni i SPAK në Portin e Vlorës, goditet kontrabanda e rrobave të përdorura! Report Tv siguron fotot nga mallrat e sekuestruara

18 Prill 2022, 12:13| Përditesimi: 18 Prill 2022, 15:28

  • Share

Report Tv ka siguruar foton nga operacioni i SPAK pak ditë më parë në Portin e Vlorës, për goditjen e mallrave kontrabandë, ku u vunë në pranga biznesmeni Arian Kasëmi dhe nipi i tij Skënder Kasëmi, të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Mësohet se operacioni i SPAK ka goditur kontrabandën për rrobat të përdorura, ndërsa dy doganierët Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, kanë mundur që të arratisen dhe tashmë janë shpallur në kërkim

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë, pak ditë më u vunë në pranga Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi dhe sipas policisë dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy doganierët, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shtet Gabi: 18/04/2022 21:31

    Shume kureshtar jame se cfare dogane do paguhet per rrobat e perdorura?! Tregu albanez rroba te perdorura, lavatrice te perdorura, mobilje te perdorura e plehra te tjera te perdorura. Imagjino SPAK me rrogat e majme merret me tregun e gabit. MEME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?