Foto e Kryeministres Giorgia Meloni

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

1 Tetor, 09:10| Përditesimi: 1 Tetor, 09:24

  • Share

Një operacioni tokësor i Izraelit në Liban ka filluar gjatë mbrëmjes së djeshme, situatë e cila ka shqetësuar dhe Kryeministren e Italisë Georgia Meloni. Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollahun në fshatrat pranë Libanit jugor. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zbutjen e tensionit, forcat ushtarake kanë vijuar përparimin. 

“Unë jam duke ndjekur nga afër situatën dramatike në Liban në kontakt të vazhdueshëm me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, deklaroi Giorgia Meloni. 

 

Nga ana tjetër Kryeministrja Meloni shtoi se prioritet është mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e ushtarëve pjesë e kontigjentit Italian që kujdesen për uljen e tensioneve në kufirin Izrael-Liban. 

“Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian Unifil të pranishëm në Libanin jugor. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libani dhe kthimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjente dhe e nevojshme dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa drejt Izraelit, IDF u përgjigjet me bombardime! Mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael!


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?