Opozita grevë urie në parlament? Balla: Skenar me një autor, dihet si e kanë fundin! ‘Kali i zi’ s’fiton dot garën

21 Tetor 2023, 14:20| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 17:31

  • Share

Nga Fieri, ministri i Brendshëm Taulant Balla komentoi paralajmërimin e opozitës për grevë urie në parlament. Ai thotë se skenarët për kaos në Kuvend kanë një autor, duke nënkuptuar indirekt Sali Berishën, fundi i të cilit nuk do të jetë fitimi i garës.

“Duhet t’i kalojmë në heshtje, të kuptojmë që gjithçka qe ndodh nga pjesët ë opozitës është një përsëritje prej shumë vitesh e të njëjtit skenar me të njëjtin autor. ‘Kali i zi’ se ka fituar asnjëherë garën.”-tha Balla.

 Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë shkaktuar kaos në Kuvend. Ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige. Kjo situatë solli reagimin e PS, që më pas me vendim të Komisionit të Etikës u vendos përjashtimi i 23 prej tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?