Protesta e banorëve të Unazës së Re

Opozita le të marrë votat e protestuesve, Tirana të marrë Unazën

21 Nëntor 2018, 08:41| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 08:43

  • Share

Protesta e banorëve të “Unazës së Madhe”, që preken nga zgjerimi i rrugës, po kthehet përditë e më shumë në një çështje politike, duke i ikur objektivit kryesor që ata kanë, lidhur me kompensimin e drejtë.

Duke qenë se problematika e banorëve nuk është e njëjtë për të gjithë, në varësi të statusit që ka prona e tyre, ata duket se kanë dhe problem të unfikimit të qëndrimeve të tyre, në raport me qeverinë.

Ata që janë me banesa legale, kanë problem të marrin maksimumin e çmimit. Të tjerë që kanë ndërtuar në tokë pa leje, janë shumë më të rrrezikuar, pasi nuk ka ligj që të jep të drejtën e kompensimit.

Një kategori kanë objekte biznesi dhe natyrisht, humbasin të ardhurat e tyre. Por e gjithë kjo problematikë, mund të thjeshtohej nëse palët diskutonin konkretisht për problemet e tyre, dhe protestën të mos e merrte peng politikisht opozita.

Nuk është hera e parë që shpronësimet ndeshin me këtë problem në Tiranë. Njësoj ka qenë problematika e banorëve të Shkozës një vit më parë, kur u zgjerua Unaza në atë drejtim. Po ashtu, njësoj ka qenë probemi tek “Pallati me Shigjeta”, apo dhe në qendër të Tiranës, ku u prish godina e ish- INSIG.

Problemi është se një grupi qytetarësh që drejtojnë protestën, të lidhur ngushtë me opozitën, u është mbushur mendja se protesta duhet përdorur politikisht, pasi kështu mund të sprapset qeveria.

Në të gjithë thirrjet e tyre, përfshi dhe ato që kanë të bëjnë me kërcënime për jetën ndaj kryebashkiakut, janë thirrje të cilat shpresojnë të sprapsin qeverinë nga vendimi për ta prishur, duke u trembur për efektin elektoral të saj.

Biles elementi kryesor në këtë betejë, është sulmi ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili në fakt nuk është as autor i projektit, as financues i tij. Gjithçka është e qeverisë.

Por duke menduar se atë mund ta dëmtojnë nga pikëpamja elektorale disa muaj para zgjedhjeve, betejën e kanë kthyer në një betejë ndaj tij.

Pra, është e qartë se protestuesve dhe opozitës u është mbushur mendja se me protestën e “Unazës së Madhe” mund t’i heqin vota qeverisë dhe ta trembin atë, me qëllim që të tërhiqet.

Kjo është e vetmja arsye që e mban ndezur vatrën e protestës.

Nga ana tjetër, ka dhe një ngadalësi të pajustifikueshme të qeverisë me listën e pretenduesve, të cilën duhet ta kishte gati me kohë dhe ta bënte transparente, që të zhdukte spekulimet. Dhe kjo i jep vlagë më shumë protestës.

Që kjo vatër të fillojë të çmontohet, gjëja e parë dhe e vetme që qeveria duhet të thotë me zë të lartë, është se nuk është e interesuar për efektin elektoral të kësaj proteste.

Detyra e qeverisë është të realizojë projektin publik dhe të kompensojë në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme qytetarët.

Ata nga ana e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

Por qeveria duhet ta bëjë të qartë se nuk është e shqetësuar për efektin elektoral të protestës. Ajo duhet t’i llogarisë si vota kundër, votat e gjithë atyre protestuesve, dhe këtu mbaron historia.

Vetëm nëse ka guximin të veprojë kështu, ajo mund ta ç’militarizojë vatrën e protestës dhe të veprojë shpejt pa humbur kohë me ndërtimin e asaj vepre publike.

Opozita nuk është aty se i dhimbsen qytetarët, por se shpreson të ketë votat e tyre nesër në zgjedhje, si njerëz të pakënaqur.

Një qeveri e guximshme bën zgjedhjen e duhur në interes të publikut dhe ja fal opozitës ato vota, meqë dëshiron të identifikohet me votues të tillë, ndërsa kryeqytetit i fal “Unazën e Madhe”.

Pastaj se çfarë efekt ka kjo gjë përtej Unazës, le ta shikojmë në zgjedhje. /TEMA

Komento

Komente

  • Robshi: 21/11/2018 21:55

    E ti te marresh honoraret nga fondi sekret i fqinjeve...

    Përgjigju
  • Rera: 21/11/2018 18:52

    Koment serioz ,por gjithmone i pa vlere se eshte thjeshte personal.asnjehere ne mbrojtje te qytetarve.si ka mundesi qe te mos permendet emri Berishes ,apo ke harruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?