Bota

“Ora e Tokës”, qytetet anembanë botës shuajnë dritat për 60 minuta

28 Mars 2021, 10:01| Përditesimi: 28 Mars 2021, 10:09

  • Share

Monumente të famshme në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro kanë fikur dritat e tyre për 60 minuta, për të shënuar “Orën e Tokës”, në përpjekje  për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore. Ora e Tokës është një ngjarje globale vjetore e organizuar nga Fondacioni Botëror për Natyrën, për të rritur ndërgjegjësimin për problemet ambientaliste dhe ndryshimin e klimës.

Opera në Sidnei dhe Ura Harbour gjithashtu shuan dritat e tyre për 60 minuta.  Skulpturat e pemëve gjigante në Kopshtet pranë Limaneve në Singapor i fikën dritat në orën 20:30 me orën lokale, duke ju bashkuar qyteteve të tjera të botës.

Ngjarja e këtij viti thekson lidhjen mes shkatërrimit të natyrës dhe shpërthimeve gjithnjë në rritje të sëmundjeve dhe pandemive të tilla si Covid-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?