Orban takohet me Zelenskyn në Ukrainë: Për negociatat e paqes duhet të përshpejtohet procesi i armëpushimit

2 Korrik, 13:07| Përditesimi: 2 Korrik, 16:37

  • Share

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban zhvilloi sot një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

Orbán, gjatë vizitës në Kiev, i tha Volodymyr Zelensky- t të bënte thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm" për të "përshpejtuar negociatat e paqes".

‘Armëpushim i menjëhershëm në Ukrainë’, tha ai.

Nga ana tjetër, Zelensky bëri me dije se gjatë takimit me Orban, ata biseduan për tregtinë, infrastrukturën dhe energjinë.

“Sot Kryeministri Viktor Orbán dhe unë diskutuam çështjet kryesore të marrëdhënieve tona të fqinjësisë: tregtinë, bashkëpunimin ndërkufitar, infrastrukturën dhe energjinë. Ne folëm edhe për sferën humanitare, për gjithçka që ndikon në jetën e popullit tonë si në Ukrainë ashtu edhe në Hungari”, ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale X.

 Vizita e Orban vjen një ditë pasi Hungaria mori presidencën e Bashkimit Evropian.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?