Orët e humbura nga tërmeti/ Dalin datat, ja kur do të zëvendësohen

22 Janar 2020, 17:13| Përditesimi: 22 Janar 2020, 17:22

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka lëshuar urdhërin për zëvendësimin e orëve të humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më saktësisht do të zëvendësohen ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, në të cilat mësimi u ndërpre prej situatës së krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë,  mësimi do të zëvendësohet në datat 25 janar, 15 shkurt, 29 shkurt, 16 mars dhe 28 mars.

Ndërkohë në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë mësimi do të zëvendësohet më 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Urdhri është firmosur nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme së Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?