Në Lezhë u organizua festa e shegës, frut ky mjaft i kultivuar në këtë zonë.
Eventi kulturor i titulluar "Shega Fest", u shoqërua me këngë e valle dhe përveç promovimit të vlerave të shegës që po pasuron gastronominë e restoranteve të zonës, në panair u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia e këtij rajoni.
Festa e Shegës synohet të kthehet në traditë të përvitshme në Lezhë, si një mënyre mjaft e mirë në promovimin e vlerave kulturore dhe agroturistike të zonës.