Organizoi protestë në Divjakë në kushtet e pandemisë, policia e vendos në hetim, Salianji: Do të vazhdoj takimet

9 Maj 2020, 10:55| Përditesimi: 9 Maj 2020, 12:10

  • Share

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji së bashku me kreun e degës së PD-së në Divjakë Julian Gjini dhe një këshilltar Marjus Seitaj janë proceduar penalisht nga policia me akuzën e organizimit të një grumbullimi ditën e djeshme pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë.

Sipas policisë ata akuzohen se grumbulluan  fermerë dhe banorë të zonës duke mos zbatuar Aktin Normativ që ndalon grumbullimet në kohë pandemie. Gjithashtu janë proceduar edhe dy shitës dhe një fermer, E. H., R. H. dhe A. J., 50 vjeç.

"Katastrofa Rama! Takso dhe ndëshko! Me fermerët në Divjakë, mbijetesa e tyre në dyshim!Ashtu si ata dhe 460.878 fermë të punësuar apo vetë punësuar në bujqësi dhe familjet e tyre janë ende pa asnjë ndihmë nga qeveria" shprehej dje Salianji.

Por cfarë rrezikon ai dhe dy organizatorët e tjerë? Sipas aktit normativ personat që organizojnë grumbullime në kohën e fatkeqësisë natyrore ku ndodhemi deri në 23 qershor për shkak të COVID-it gjobiten 500 mijë lekë. Por një gjë e tillë nuk i bën aspak përshtypje Salianjit, i cili shprehet se "Nuk ka asnjë vlerë ligjore, nuk pyes njeri, do të vazhdoj takimet me qytetarët".

Foto nga protesta

Komento

Komente

  • sidi: 09/05/2020 14:19

    A ka drejtesi Shquperia qe me nje legen babale su Salianji nuk ka guximin ta denoj per mashtrime ,per shkelje te vazhdueshme te ligjit ?Per cfar i marrin rrogat me parate e popullit keta gjykates dhe prokuror? Ne qofte se keni frike ,largohuni nga drejtesia dhe vazhdoni punet private.Ajo pjese e shtetit qe pervec politikes, i ka shkaktuar nje katraure te pariparueshme shtetit shqiptar ,eshte ajo pjese e drejtesise se korruptuar dhe militantiste

    Përgjigju
  • aret: 09/05/2020 13:00

    arrestojeni te gjithe, vetem Ed Ramen dhe Ilir Beqen mos na i arrestoni, se i duam fort.

    Përgjigju
  • Gesi: 09/05/2020 11:57

    Shqiptarja.com nese ky Salianji nuk denohet si Sazan Guri,duhet te ngrini zerin

    Përgjigju
    • Kafsha 2: 09/05/2020 15:35

      Shume e vertete Gesi po si i behet kur ne jemi te percare!! Ca besojne dhe disa jo qe jane trushplare per parti !!

  • Lalka i Radanecit: 09/05/2020 11:35

    Po ky Salianj i biri putankes ne Lozgan gjeti haur e lopeve ku e polli Shega... tani ka shkuar Divjake te gjej nonje ssllator te madh se i ha bythka.

    Përgjigju
  • Salihanj Haleja: 09/05/2020 11:12

    Ne kerkim te demit qe e ka ngjiz se haurin e Sheges e ka gjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?