Organizonin baste sportive, dy të arrestuar në Vlorë dhe Kavajë, dy nën hetim

14 Prill 2022, 10:58| Përditesimi: 14 Prill 2022, 10:59

  • Share

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë organizuar baste shpotive në lokale, ndërsa dy persona janë në hetim.

Operacionet janë zhvilluar në Vlorë ku u arrestua 20-vjeçari S. L., banues në lagjen “Hajro Çakërri”, pasi në lokalin në pronësi të tij organizonte lotari sportive të paligjshme, nëpërmjet kompjuterit.   Ndërsa nën  hetim u vu 32-vjeçari R. I., 32 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive.  

Hetime kundër lojërave të fatit ka pasur edhe në Kavajë, ku arrestohet kamarieri 25-vjeçari M. D., që ushtronte këtë veprimtari me anë të aparatit celular.  

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe pronari i lokalit E. L., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?