Celulari i sekuestruar për vënien e basteve sportive

Organizonte baste sportive në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

22 Prill 2022, 08:47| Përditesimi: 22 Prill 2022, 08:51

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

I riu i identifikuar si D.B., u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën "Enriko Telini".

Ai akuzohet për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Fshehja e të ardhurave".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?