Oriz me presh dhe sallam special nga zonja Albana

26 Shtator, 11:56| Përditesimi: 26 Shtator, 11:58

  • Share

Oriz me presh dhe sallam special

Përbërësit:

  • 350 gr oriz
  • 500 gr presh
  • 300 gr sallam Luziana
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lgj margarinë
  • 300 gr domate
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lgj djathë i grirë
  • 1 lt buljon ose ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim hudhrën në yndyrë dhe pasi ka lëshuar aromat e largojmë. Shtojmë preshin e prerë mesatarisht dhe më pas sallamin në fetëza. Shtojmë domatet duke i lënë në zjarr për 4 minuta, më pas hedhim lëngun e mishit ose ujin së bashku me orizin. E lëmë në vlim. Kur gatimi të jetë gati e spërkasim me djathë të grirë dhe majdanoz.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?