Koncerti “Rrënjët e muzikës spanjolle të shekullit XX” do të prezantohet tek “Turbina” mbrëmjen e 2 gushtit. Orkestra “Mbretëria e Aragonit” do të vijë nën dirigjimin e Ricardo Casero-s, duke na çuar në thellësitë e rrënjëve të kulturës spanjolle me veprën “Amor Brujo”, që mban një peshë të madhe emocionale, artistike edhe virtuoze.
Organizatorët shqiptarë edhe spanjollë e cilësojnë këtë koncert, një spektakël unik që ndodh për herë të parë mes dy vendeve. Koreografia është realizuar nga balerina Isida Mollaymeri, pjesët janë orkestruar nga kompozitori Gerti Druga, por nuk do të mungojë as fjala që vjen ëmbël në gjuhën shqipe, e recituar nga mexosopranoja Vikena Kamenica.
Doja që të theksoja se për herë të parë ne po vëmë në skenë të gjithë veprën e plotë të vitit 1915, që quhet Hitaneria. Janë dy akte me tre skena. Në këtë rast është edhe hera e parë, që unë jam edhe në rolin e regjisorit. Njëkohësisht, vjen me ndihmën e dy solisteve Vikena Kamenicës dhe Isida Mollaymeri.
Ricardo Casero, dirigjenti
Ajo që është interesante. Është kjo sfidë e bukur e një muzike që është edhe e njohur, por edhe shumë e panjohur. Amor Brujo (Amor Bruho) është realizuar dy here në Shqipëri në pjesën koncertale. Por edhe ky eksperiment i maestros Caseors, vjen në formën e regjisë. Arsyeja është se kjo vjen në këtë formë, se në radhë të parë është vepër orkestrale. Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm. Koreografia mban një peshë shumë të madhe, me përmasa të tjera stafi do të kishte edhe një formë më të bukur. Por, përse jo që ta shikojmë edhe më të plotë atë që ne shikojmë në Spanjë.
Vikena Kamenica, mexosoprano
Amor Brujo është një vepër shumë e veçantë, dashuria edhe konflikti që ndodh midis dy personazheve është e mbinatyrshme.
Isida Mollaymeri, balerinë
Ambasadori spanjoll shpreh dëshirën që ky koncert mos të jetë i fundit Për herë të parë artistë shqiptarë edhe spanjollë bashkëpunojnë së bashku,
Për mua është një rast i jashtëzakonshëm, që kësaj here bëhen bashkë artistë shqiptarë edhe spanjollë, solistë të operës së Aragonit edhe të tjerë, që bëjnë një koncert. Ky është shembulli më i mirë, që do të tregojë se çfarë mund të bëjnë bashkë artistët shqiptarë edhe spanjollë.
Vicente Canelles, ambasadori i Spanjës
Është një festë, sepse bashkon dy vende që kanë shumë gjëra të përbashkëta, gëzimin, por edhe diellin edhe ngrohtësinë, por edhe rrënjët, për të cilat ky koncert bëhet fjalë. Është shumë i rëndësishëm për ne. Unë besoj shumë që një koncert lind, që të ketë vazhdimësi, prandaj është një kënaqësi e madhe.
Drejtori i përgjithshëm i Orkestrës së “Reino de Aragon”, Sergio Guarne
Orkestra e “Mbretërisë së Aragonit” ka realizuar më shumë se 100 koncerte. Koncerti në Tiranë është në orën 20.00 dhe hyrja është falas!