OSBE: S’ka ngërç politik në vend
Presidenti? Sipas Kushtetutës

17 Prill 2012, 12:46| Përditesimi:

  • Share
ELBASAN – OSBE deklarohet optimiste për realizimin e reformës zgjedhore, ndonëse afati zyrtar ka ditë që ka kaluar. Ambasadori Eugen Wollfarth, gjatë një vizite në universitetin "Aleskandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit tha se deri më tani ka pasur progres për këtë të fundit.

“Komisioni i posacëm i reformës zgjedhore është duke punur, deri tani nuk shoh ndonjë ngërc. Është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e komisionit të reformës zgjedhore të trajtohet në parlament dhe bashkëkryetarët e komisionit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Komisioni i posacëm i reformës zgjdhore është duke kontribuar gjithashtu edhe në nivel ekspertësh dhe ne këtë javë do të kemi një vizitë të OSBE ODIHR. Kështu që jam i bindur që se do ketë progres. Progresi mund të arrihet”, tha Wollfarth.

Reforma zgjedhore duhej të kishte përfunduar, por për shkak të zvarritjes nga mazhoranca, ajo është shtyre dy herë dhe afati i fundit është lënë fundi i muajit prill. Nisur nga ky fakt, Ëollfarth përsëriti apelin për më shumë besim mes palëve.
“Është shumë e rëndësishme që mes politikanëve dhe popullit të krijohet besim mes njëri-tjetrit. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për 2013, këtë verë planifikohet të bëhet zgjedhja e presidentit . Është shumë e rëndësishme për vendin, për zyrtarët e ardhshëm që të ketë një proces dinjitoz”, deklaroi ambasadori.

Ndërsa duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri, Wollfarth tha se ai duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës.
“Tani është koha për të kërkuar kandidatë të mirë, për të parë sesi do bëhet votimi në parlament, por Kushtetuta është shumë e qartë për këtë. Unë sigurisht shpresoj që të ketë një proces dinjitoz që ky vend dhe njerëzit e tij e meritojnë”, deklaroi kreu i OSBE-së.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?