Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen e KQZ-së drejtuar partive politike për të dorëzuar emrat e komisionerëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në kushtet kur PS-ja e dorëzoi sot listën e komisionerëve, apeli i OSBE-së shkon për opozitën shqiptare, e cila ka vendosur që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisioner për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.
"I bashkohemi thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për KZAZ-të. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare" thotë OSBE-ja.
Prezenca e OSBE kishte edhe një tjetër thirrje për opozitën, e cila kërkon largimin e Ramës dhe zgjedhje politike të parakohshme përmes një qeverie tranzitore.
"Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë" mbyllet reagimi i OSBE-së.
Partia Socialiste i dorëzoi sot emrat e komisionerëve të saj për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa PD dhe LSI kanë vendosur të mos i bashkohet thirrjes së KQZ-së.
Osbe janë si gomari se këtej e kafshonte ujku e mendonte se është në ëndërr
Përgjigju