Kryeministri, Edi Rama, ish kryedemokrati, Lulzim Basha

Ose me Bashën ose me Ramën, ndajeni mendjen!

6 Shkurt 2023, 21:09| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 21:14

  • Share

Këta pranojnë se është sulmuar dhe është bërë komplot ndaj PD e Opozitës e nuk pranojnë se ky komplot ishte pikërisht kundër Bashës, sepse ai ishte kryetari i PD dhe i Opozitës!

Këta e kanë akuzuar Bashën si peng të Ramës e ndërkohë thonë se Rama nuk e kapte dot Opozitën e prandaj bashkëpunojë me ish agjentin e FBI!

Këta i qahen Ramës e harrojnë se këta nuk ishin asgjë në kohën kur Rama sulmonte Bashën! Tani këta duhet ta ndajnë mendjen është i kapur apo jo Basha?! Nëse këta ishin me Bashën dhe e pranonin atë kryetar? Nëse Basha paska qenë lider i dobët përse Rama duhet të bënte një komplot kaq shumë të sofistikuar sa edhe KBB do e kishte zili?

Këta ishin të parët që si asnjëherë në histori deshën të ngrinin një komision brenda PD për të hetuar të "famshmet" rubla ruse e sot janë po këto që thonë e pranojnë se ishte një çështje e nxitur nga Rama dhe ish agjenti i FBI!

Nuk vini kurrë në pushtet, jo pse jeni "Non Grata", por sepse nuk keni asnjë kauzë të sinqertë me shqiptarët e demokratët e çdo gjë e trilloni, krijoni, sofistikoni dhe e bëni kauzë vetëm në shërbim të halleve e interesave personale! Sa më shumë sulmoni padrejtësitë Bashën duke e fajësuar edhe për lindjen e ardhjen në jetë, aq më shumë e fundosni PD e aq më pak e bëni të mundur mundësinë e saj për të marr pushtetin!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Martin: 07/02/2023 09:35

    basha esht djali i vogel i rames, kshuqe artikulli ska vlere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?