Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë.
Në këtë drejtim, presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.
Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të parë së shtetit tonë.
Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke ri-konfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me SHBA-në./Kosovapress