Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë

11 Korrik, 23:07| Përditesimi: 11 Korrik, 23:09

  • Share

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Arlington ka nderuar ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të lirisë dhe paqes.

Osmani ka thënë se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë e të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, ka shkruar ajo në Facebook./Kosova Press

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?