Masakra në spitalin në Gaza, Osmani: E tmerrshme, jetët e pafajshme duhet të mbrohen

18 Tetor 2023, 11:07| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 11:13

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin me raketë në një spital në Gaza, ku humbën jetën mbi 500 persona. Osmani thekson se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.

“Është e tmerrshme të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, shkroi Osmani.

Mbi 500 persona humbën jetën nga sulmi në një spital në Gaza ndërkohë që si Izraeli dhe Hamas kanë akuzuara njëra-tjetrën. Ushtria izraelite konfirmoi pas një kontrolli të sistemeve të mbikëqyrjes nuk ishin raketat izraelite por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza mbrëmjen e së martës.

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?