Mark Rutte dhe Vjosa Osmani

Osmani takohet me Rutte, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

9 Nëntor, 13:26| Përditesimi: 9 Nëntor, 13:27

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.

Osmani u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Budapest, ku u mbajt samiti i Komunitetit Politik Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?