Osmani uron Kosovën: Kujton Rugovën e familjen Jashari, dhanë jetën për liri

17 Shkurt, 11:23| Përditesimi: 17 Shkurt, 11:29

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë,

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, Osmani kujtoi figurat e çmuara që bënë e dhanë shumë për lirinë e Kosovës, e ndër ta ish-presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari e Adem Jasharin dhe të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për liri. 

“Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë, shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran, i lirë e demokratik dhe këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe të vendosur natyrisht për të treguar para botës, jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është edhe kontribuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj”, tha Osmani.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë, por  ë veçanti dua t’i kujtojë të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë, dhanë jetën e tyre. Të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë martirët e Republikës sonë”.

“Në këtë ditë sërish e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentin Ibrahim Rugova, dhe sa sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës më krye me kryekomandantin legjendar Adem Jasharin”.

“Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë dhe i cili do të vazhdojë të ec përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”.


Lajmi kryesor:

Kosova 16 vite e pavarur! Kuvendi seancë solemne, Kurti:S'negociojmë lirinë! Serbia refuzon firmosjen e planit franko-gjerman! Osmani: Konsolidohemi çdo ditë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?