Ndeshja Napoli-Roma, verdhekuqtë duke festuar golin

Pa fitues Napoli-Roma, zgjohet Milani. Sot Lazio-Inter mbyll javën e 10-të të Seria A

29 Tetor 2018, 09:16| Përditesimi: 29 Tetor 2018, 09:19

  • Share

Ndeshja Napoli- Roma ka përfunduar në barazim një rezultat që i shkon në favor Juventusit. Në “San Paolo” ndeshja ka përfunduar 1-1 me verdhekuqtë që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 14-të me golin e El Shaarawy dhe ky rezultat do të ishte në fuqi deri në minutën e 90-të.

Në limite Dries Mertens barazon shifrat për Napolin dhe eviton humbjen për skuadrën e Ancelottit. Napoli mbetet i dyti por Juvja shkëputet në +6. Java e 10-të e Serisë A mbyllet sonte me Lazio-Inter.

Me zemër dhe grintë ringjallet Milani. Në “ San Siro” ka pasur gola dhe emocione ku Milani mposhti Sampdorian 3-2. Cutrone shënoi në minutën e 17-të dhe kaloi kuqezinjtë në avantazh. Por më pas skuadra doriane shënon dy gola për dhjetë minuta dhe përmbys gjithçka.

Saponara fillimisht barazon në minutën e 21-të dhe më pas shërben për Fabio Quagliarella që mposht Donnarumma dhe Sampi merr avantazhin. Megjithatë pa u mbyllur fraksioni i parë djemtë e Gattuso-s barazojnë me Gonzalo Higuain që vendosi barazpeshën.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me golin e bukur të spanjollit Suso në minutën e 62-të. Milani merr pikë të çmuara dhe numëron 15 të tilla ndërsa të mërkurrën rikuperon ndeshjen e prapambetur me Genoan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?