Sociale

‘Pa Gjurmë’ realizon takimin e shumëpritur të Ifete Sherifit me të birin, pas 37-vitesh ajo nuk mundi ta njohë

20 Tetor 2021, 17:02| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 17:54

  • Share

Rruga drejt destinacionit final, për Arian Çikon, u duk e gjatë, pasi ai do të takohej me nënën e tij Ifete Sherifin. Për shumë vite me radhë, me mendimin se ajo nuk jetonte më, ishte një shok për të riun nga Tirana, kur mësoi nga ’Pa Gjurmë’ se ajo ishte gjallë dhe ndodhej në një azil. Me plot mall por i përmbajtur, Ariani fshin lotët dhe hyn në dhomë, duke u afruar pranë shtratit ku ndodhej e shtrirë nëna e tij Ifete Sherifi. Reagimi i saj ishte i ftohtë, ndërsa i biri i puth duar e ball. Edhe pse nuk kujton asnjë detaj për djalin, në sytë e saj ka jetë. Këtij takimi i shtohet edhe nusja e Arianit, që e ka shoqëruar në këtë takim plot emocione. Ifetja ka përballë djalin, çaste sfilitëse për 63-vjeçaren, teksa mundohet të kujtoj këtë njëri të shtrenjtë që ka pranë, por të panjohur, pasi ajo nuk kujton asgjë. Sa të gëzueshme, por edhe të trishta janë këto çaste edhe për Arianin, që e gjen nënën të përhumbur, por fatmirësisht gjallë. Ai përlotej vazhdimisht, ndërsa mundohej që përmes fotove t’i risillte në kujtesë të shkuarën nënës së tij. Pak ditë pas këtij takimi, në një lidhje me moderatoren Odeta Dume, këtë të mërkurë Arian Çiko ka sërish emocione teksa rrëfen ndjesitë në një nga ditët më të vështirën të jetës së tij.

Unë dua të falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan të gjej nënën time, sidomos ekranin e Report Tv. Ishte e pabesueshme kur më njoftuan që nëna ime kishte dal tek emisioni juaj Odeta. Nuk di çfarë të them…jam shokuar. Ju më shoqëruat në azil dhe unë e takova. Fatkeqësisht ajo nuk më mban mend që jam djali i saj. Jam i lumtur që e kam gjallë nënën time… Kam shkuar edhe herë të tjera dhe e shikoj që ka një ndryshim të madh nga dita e parë që u takuam. Ajo mundohet të më kujtoj…por e ka të vështirë...’-flet i emocionuar Arjan Ciko.

Ifete Sherifi një zonjë e fisnike, që për ironi të fatit, u dënua të ndahej nga i biri dhe të përfundonte në rrugë, e braktisur nga të gjithë familjërët, derisa një ditë dimri u gjet e goditur rëndë në kokë. Ajo u gjet pa ndjenja, në mars të vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë. Plagë te cilat i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara kishte mbetur një zonjë e paidentifikuar. Falë dëshmive të shumta që mbërritën në Report Tv, ‘Pa Gjurmë’ arriti t’i gjente familjen. Misioni që ’Pa Gjurmë’ në bashkëpunim me Qendrën Polivalente, Poliçan, ku vazhdon të strehohet 63-vjeçarja, u krye me sukses, ai i cili bashkoi më në fund zemrat e nënë e bir.

 

Emisioni i plotë

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?