Foto ilustruese

Kronikë

Pa patentë dhe s'i ndaloi policisë, arrestohet 21-vjeçari në Pogradec! Digjet edhe një makinë gjatë natës

3 Maj 2021, 14:26| Përditesimi: 3 Maj 2021, 14:35

  • Share

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin, Kristian Plaku, pasi ky i fundit nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në “Benzin” që drejtohej nga i riu, është gjetur një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në vendin e quajtur "Lumi i Tërhanit", Pogradec, duke drejtuar mjetin tip "Benz", për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre, gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Falsifikimi i dokumenteve", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", thotë policia.

Sakaq, raportohet se mbrëmjen e djeshme në Korçë, në lagjen 12 ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, i marrë në përdorim nga një 26 vjeçar. 

"Më datë 02.05.2021, rreth orës 23:20, në lagjen nr.12, në Bulevard "Republika", Korçë, ka marrë flakë mjeti tip "Benz", i marrë në përdorim nga shtetasi N. P., 26 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe teknike të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për "Ngjarje aksidentale", thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?