Politikë

Pa Protokoll/ Murrizi: Javës tjetër ose brenda tetorit, SPAK do arrestojë ish-ministra! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021

15 Tetor 2021, 22:33| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 22:55

  • Share

Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Ai tha se ka informacione se do të ketë arrestime të ish ministrave që sipas tij mund të jenë të lidhur me incerenatorët.

"Do të ketë arrestime ish ministrat javën që vjen ose brenda muajit tetor. Kam informacioneve që flas, se unë nuk shoh filaxhan, Nuk di të them se të kujt partie kanë qenë, por hajduti nuk ka parti. Por do ketë arrestime të ish ministrave. Po të vini re në Kuvend u shty komisioni hetimor për incerenatorët, ndoshta dhe ata kanë informacion se SPAK mund të ketë vepruar para tyre dhe mund të arrestojë ndonjë ish ministër dhe për këtë ata kanë thënë pse duhet ta ngremë presim deri seancën tjetër", tha Murrizi.

Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do shprehet brenda 2021.

"Deri nga dhjetori do shfryjë diku kapaku nga presioni dhe mendoj se Gjykata Kushtetuese do të japi një vendim për Ilir Metën brenda vitit 2021", tha Murrizi.

Edhe për gazetarin Arbër Hitaj Gjykata Kushtetuese do të jap një vendim brenda mandatit të Ilir Metës si President për shkarkimin apo jo të tij.

 "Do të jetë një vendim brenda mandatit të Metës", tha ai.

Por ndryshe e shikon situatën avokati Alban Duraj, i cili thotë se Kushtetuesja do jap vendim pasi Ilir Metës t'i ketë mbaruar mandati i Presidentit. Ai foli edhe për krizën që ndodhet sistemi gjyqësor ku mungesa e gjyqtarëve ka sjelle një kolaps të madh me gjykatat.

"Për të rastin e Presidenti jam i sigurt që do japi vendim pasi t'i ketë mbaruar mandati . Reforma në drejtësi mund të japi një impakt pozitiv pas 5 vitesh, por aktualisht jemi në një kolaps të madh me gjykatat. Kjo do jetë një krizë më e madhe se me pandemisë, qytetarët nuk po marrin dot përgjigje nga gjykatat", tha avokati.

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ka marrë vendim për ta kaluar çështjen e shkarkimit apo jo të Presidentit Ilir Meta do të kalojë në seancë plenare, por ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet kjo seancë. Më 9 qershor 2021,  deputetët votuan në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer 17 shkelje të rënda të Kushtetutës.

Komento

Komente

  • Fadil: 16/10/2021 04:45

    Ja dhe Murrizi neper media jep info ca do beje SPAK. Si duket i merr nga Nor Shameti kreu de fakto i SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?