Buzë lumit Drino në Gjirokastër jeton në kushte të mjerueshme familja Ziai. Ermali dhe Ferideja janë të papunë ndaj mbledhin kanaçe nëpër mbeturina, të cilat i shesin për të siguruar ngë kafshatë bukë. Ata janë prindër të një vajze 3-vjeçe, ndërsa para një viti e gjysmë u ka vdekur djali si pasojë e një sëmundje të rëndë.
“Kam operuar djalin kur ishte 3 vjec, ka një vit e gjysmë që ka vdekur. Kam dy fëmijë të tjere në jetimore. Djali që më ka ikur nuk e prisja se bëra gjithcka ta shëroja”, tha Feride Ziai.
Në frigorifer nuk kanë asnjë ushqim, veç një shurupi për të voglën që sapo ka kaluar virozën. Çifti Ziai ushqehet 1 herë në 4 ditë, ndërsa për vajzën ushqimet dhe veshjet ua falin fqinjët. Jetojnë me qira, por për shkak të pamundësisë për ta paguar, pronari u ka kërkuar të lirojnë apartamentin.
“Jetojmë duke mbledh kanace. Bashkia nuk na jep ndihmë, më jepnin kur kisha djalin sëmurë por ma hoqën. Kemi 3-4 ditë pa ngrënë. Për vajzën kam një komshi që më ndihmon, ndërsa ne shesim kanace”, tha Feride Ziai.
“Jetojme me kanaçe. Një here në 4 ditë hamë bukë, për fëmijët na japim ushqim komshinjtë. Qiranë e kam për të paguar më ka thënë pronari të dal jashtë se nuk mundem ta paguaj”, tha Ermal Ziai.
Dhimbja që shkaktoi ndarja nga jeta e Fabios së vogël, ka tronditur prindërit Ermal dhe Feride Ziai. Sakaq ajo tregon se ka dhe dy fëmijë nga martesa e parë të cilët ndodhen në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Rrallë i shikon pasi nuk ka mundësi të udhëtojë drejt kryeqytetit.
“Dy fëmijë nuk i kam krah dhe një më iku, kam tentuar të vras veten. Kam tentuar ta bëj sepse jam mbytur në borxhe dhe me pjesen e qirasë. Nuk jam më ajo që kam pas. Pas vdekjes së atij kam tentuar të bëj shumë gjëra”, shprehet me tej ajo.
Bashkia e Gjirokastrës e trajton familjen Ziai me ndihme ekonomike prej 3 mijë lekësh në muaj, ç’ka është e pamjaftueshme për të paguar qiranë. Përmes Report TV, ata kërkojnë strehim nga autoritetet shteterore por një lutje për ndihmë e kanë dhe për shoqatat e bamirësise dhe bizneset.
“Kërkojmë ndihmë për vajzën...”
pse nuk iken ne europe si te gjithe te tjeret qe te shpetosh.
Përgjigju