Paga e punonjësve psiko-socialë në shkolla, me 15 vite eksperiencë, tani 900 euro në muaj! Manastirliu: Roli juaj i pazëvendësueshëm

2 Korrik, 18:37| Përditesimi: 2 Korrik, 18:42

  • Share

Pagat e punonjësve socialë dhe psikologëve në shkolla nga 1 korriku u rritën 36 % duke e çuar pagesën financiare mbi 900 euro në muaj. Në një takim që zhvilloi me një grup psikologësh e punonjësish socialë ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu nënvizoi se rritja e pagave është e konsiderueshme dhe një motivim për këtë kategori.

“Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15 vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja.

Manastirliu foli për ridimensionim e figurës së punonjësit social dhe psikologut në shkollë, si një mbështetje si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit

“Roli juaj në shkolla është një rol i pazëvendësueshëm, një rol që do vijojë të fuqizohet, pikë së pari për t’i siguruar nxënësve tanë një mbështetje psiko-sociale të duhur, për të fuqizuar instrumentat e parandalimit për fenomenet të cilat janë të dëmshme, të cilat duhen parandaluar në kohë. Jeni të rëndësishëm për strukturat e nxënësve, aq sa jeni edhe për mësuesit. Për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor ju bëni vlerësimin psiko-social të tyre dhe po ashtu ju do të jeni pjesë e këshillimit përgjatë gjithë karrierës së mësuesit në shkollë dhe këshillimit të mësuesit në rastet e rivlerësimeve psiko-sociale, të cilat jemi duke punuar për t’i përfshirë në paketë gjithëpërfshirëse”

Nga rritja e pagave që hyri në fuq në 1 korrik përfitojnë rreth 800 punonjës psiko-socialë në shkolla, të angazhuar në kujdesin e shëndetit mendor të fëmijëve, mbështetjen për periudhën e adoleshencës si dhe për zgjidhjen paqësore të konflikteve mes nxënësve, por edhe me mësuesit e prindërit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?