Foto ilustruese

Kronikë

Pagoi Henri Çilin për t’i liruar djemtë, GJKKO nxjerr nga qelia me kërkesë të SPAK, Adil Alikon

1 Qershor 2021, 11:54| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 13:16

  • Share

TIRANË- Sfumohet operacioni "Mezhgoran". Gjykata e Posaçme ka ndryshuar ditën e sotme ndryshon masën e sigurisë  për Adil Alikon, babai i Albjon dhe Alban Alikos i arrestuar për pastrim të produkteve të veprës penale falsifikim dhe ndikim të paligjshëm, në operacion ku u procedua edhe publicisti Henri Çili. Adil Aliko, nga "arrest me burg" do të gjykohet në detyrim paraqitje.

Si u zbulua Henri Çili?
Henri Çili akuzohet se mashtroi se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejtë dhe të ulej dënimi. Prokuroria ka përgjuar një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë, ku ka marrë garanci prej tij se këto 2 çështje do të shqyrtohen në 50 të parat në stokun e 35 mijë çështjeve që presin gjykim. Por emri i zyrtarit të drejtësisë çuditësisht nuk bëhet i ditur në dosjen e prokurorisë që ka ngritur akuzat ndaj Çilit.

Bashkë me Çilin u akuzuan edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat, që dyshohet se i ka kaluar në pronësi me kontratë dhurimi Çilit dy apartamente në Velipojë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?