Bota

Pak ditë para takimit, Putin: Uroj që Biden të jetë më pak impulsiv se Trump

12 Qershor 2021, 08:35| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 14:28

  • Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shpreson që homologu i tij, Joe Biden, të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i Donald Trump. Komentet Putin i bëri në një intervistë ditën e djeshme, disa ditë para samitit të parë të shumëpritur në Gjenevë, ku do të takohen dy liderët.

Presidenti rus e përshkroi Biden si një "njeri në karrierë", ndërsa Trump si "shumë interesant" dhe "i talentuar".

Biden planifikon t'i drejtojë Putin një sërë 'ankesash', përfshirë ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhje. Samiti prite të mbahet në Gjenevë të mërkurën që vjen, në fund të udhëtimit të parë të Biden në Europë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?