Talenti 19-vjeçar shqiptar, Kristjan Asllani, është kthyer ndër të rinjtë më të lakuar në Serie A.
Asllani i cili luan për ekipin e Empolit, duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura, teksa ka zhvilluar një sezon fantastik në Itali. Po ashtu kujtojmë se 19-vjeçari është ftuar edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare në ndeshjet e zhvilluara së fundmi.
Sipas La Repubblica, së fundmi edhe Atalanta e Gjimshitit është ka shprehur interesim për blerjen e Asllanit gjatë merkatos së verës. Opsione të tjera të cilat fliten se duan shërbimet e talentit shqiptar, janë edhe Bolonja, Napoli, Lazio.
Kristjan Asllani është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Serinë A. Djaloshi 19-vjeçar i cili tashmë ka bindur në Itali me skuadrën e Empolit, ka pas vetes disa klube që kërkojnë shërbimet e tij.