Paketa e dytë/ Mbi 13 mijë biznese s'kanë aplikuar për pagën 40 mijë lekë, Rama paralajmëroi gjoba

9 Maj 2020, 16:17| Përditesimi: 9 Maj 2020, 20:33

  • Share

Janë edhe 13 mijë e 571 biznese që ende nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare prej 40 mijë lekë, përfitues të paketës së dytë. Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve që të aplikojnë për pagën, pasi procesi është ende i hapur.

“Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

Nga paketa e dytë është parashikuar të përfitojnë 176 mijë të punësuar, 100 mijë janë biznesi i vogël, 66 mijë të punësuar në biznesin e madh dhe 10 mijë në sektorin e turizmit. Vlen të theksohet se të gjitha subjektet që nuk do të aplikojnë për ndihmën për punonjësit e tyre do të gjobiten, për këtë po përgatitet edhe një draft siç ka deklaruar edhe kryeministri Edi Rama.

Tatimet po ashtu kanë sqaruar se bizneset përfituese të masës së parë ku përfshihet biznesi i madh, dhe aplikimet e bizneseve të sektorit të turizmit masa 4, do të verifikohen, trajtohen dhe më pas subjektet aplikuese do të marrin një përgjigje, ndërsa sa i takon biznesit të vogël pjesë e masës së 3 dhe përfituesit e masës 2 të larguarit nga puna do t’ju miratohet ndihma automatikisht.

(Kliko këtu për të lexuar listën e Tatimpaguesve për të Aplikuar për Paketën e dytë)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?