Paketa fiskale 2023 nuk ‘prek’ bizneset e Turizmit! Ministrja: Lufta s’na lejoi të bënim ndryshime! Tabaku: Po hotelet me 5 yje pse nuk i taksoni?

8 Nëntor 2022, 16:10| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 17:07

  • Share

Bizneset e turizmit do të vijojnë të jenë të përjashtuar nga sistemi i taksave dhe sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, kjo stepje e qeverisë bëhet për të mos rënduar edhe më tej sektorë të caktuar të goditur nga impaktet e luftës në Ukrainë.

‘Kriza lufta Ukrainë, ministria e financave mori vendimin që ndryshimet për çështjen TVSH do të shtyhen në një moment të dytë. Pra do vijojnë të mbeten disa përjashtime.’- u shpreh Ibrahimaj.

‘Si rezultat i luftës në Ukrainë, ju do lejoni hotelet me pesë yje të përjashtohen nga TVSH dhe do taksoni profesionistët e lirë?’- tha Tabaku.

‘Nuk thashë këtë! Në radhë të parë, përjashtimet nga TVSH për sektor të caktuar, ka përjashtime jo vetëm për turizmin, që janë incventivuar nga politikat tona fiskale. Ne kemi bërë kalendar për heqjen e këtyre përjashtimeve.  Këto parashikime janë hedhur për konsultim publik. Duhet të vinë të mirëpranuar nga të gjithë aktorët.’- u shpreh Ibrahimaj.

Kryetari grupit parlamentar socialistë, deputeti Taulant Balla, tha se PD fillimisht duhet të distancohet nga lufta e Putinit, çka solli dhe reagimin e deputetes Tabaku.

‘Lufta nuk është vetëm e jona. Lufta është e gjithë Europës. Ti dhe unë jemi pjesa që e dimë fare mirë që lufta është e Putinit, shumë mirë që ju e nënvizuat. DO i bëja thirrje PD të distancohet sa të ketë mundësi nga Putin. Kjo mazhorancë do mbështesë ato që janë më në nevojë.  Ne po mbështesim ata që kanë pagat më të ulta. Po mbështesim ata që kanë të ardhura më të vogla. Po rrisim pagën minimale në ekomomi. Kemi rritur buxhetin për familjet në nevojë. Kemi indeksuar dhe rritur pensionet 9.5%. Të gjithë duhet ta përshëndesim. Po ju them që luftën mund ta fitojmë nëse jemi të gjithë bashkë.’- tha Balla.

‘Lufta u përdor nga ministrja si justifikim për të mbrojtur ligjin’- u shpreh Tabaku.

Në fund te debatit Komisioni miratoi ndryshimet ligjore që do t’i mundësojnë përfituesve të projekteve, granteve, të mos rëndohet me taksë lokale TVSH. Po ashtu nga TVSH përjashtohen dhe importi i lëndëve drusore, apo paletave për ngrohje, si dhe importuesit e energjisë për qëllime të tregtimit të saj në bursën e energjisë që do të fillojë punë në fund të këtij viti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?