Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço

Ekonomi

Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar: Nuk ka qëndrueshmëri, duhet të ketë 1 herë në 4 vite dhe jo çdo vit! Duhet kohë për konsultim publik

11 Nëntor 2021, 09:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 10:22

  • Share

Dhoma Amerikane e Tregtisë është  shprehur e shqetësuar për Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria. Në një letër e firmosur nga Presidenti i Dhomës, drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Eduard Shalsit, për dijeni të ministres Ibrahimaj, Dhoma Amerikane thotë se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje dhe koha e vënë në dispozicion të Dhomës Amerikane nuk ka qenë e mjaftueshme që grupet tona teknike të zhvillojnë një analizë të plotë për të prodhuar komente të detajuara për draftin.

"Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike. Shkelja e Përsëritur e Afateve të Ligjit mbi Konsultimin Publik. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar", nënvizon AmCham.

Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij. Në vijim, Dhoma Amerikane shpreh bindjen se projektligjet kanë nevojë për përmirësim, i cili do të mundësohej pas reflektimit të rekomandimeve të komunitetit të biznesit. Një pjesë e problematikës është e bashkëngjitur.

Dhoma Amerikane rekomandon nisjen nga puna për hartimin dhe konsultimin e një Ligji të Ri për Tatimin mbi të Ardhurat, që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit.

"Periudha 4-vjeçare në dispozicion të një ligji të ri të tatimit mbi të ardhurat, do i jepte mundësi grupeve të punës të unifikonin taksimin e pagamarrësve dhe personave fizikë e tregtarë. Kjo ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar të biznesit, i cili do sillte një frymë të re në Investimet e Huaja Direkte", përfundon letra.

Kujtojmë se ministrja e Financave në prezantimin e Paketës Fiskale ka nënvizuar se qëllimi kryesor është konsolidimi i financave publike, rritja e të hyrave të buxhetit dhe ulja graduale e defiçitit buxhetor dhe borxhit publik në vijim.

Dy janë shtylla ku mbështeten këto objektiva: Rishikimi i politikave tatimore, duke korrigjuar përjashtimet dhe tarifat joefektive, si dhe përmirësimi i administrimit tatimor dhe doganor, duke pasur një sistem të lehtë për tu zbatuar nga tatimpaguesit.

(Kliko këtu për të lexuar Leteren Dhomes Amerikane te tregtise)

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elsa: 11/11/2021 13:20

    Ti zoteri, e paske personale. Perdore dhe emertimin "amerikane". Zonja Kim nuk ka thene gje, per rrjedhoje buxheti i Rames, Beqajt dhe Ahmetaj eshte ne rregull. Dashke dhe konsultim publik. E pse, qe te kemi transparence? Po si do realizojme punet tona, kush do marri cfare? Do to coj nje leter Sekretarit Blinken, e ta tregon ai qefin:Non Grata!

    Përgjigju
  • Lolita: 11/11/2021 11:22

    D.m.th eshte pune analize dhe vendimarrjeje,p.sh. perse Renta minerare eshte hequr, nderkohe qe Personta e Verber nuk mbeshteten nga qeveria qe prej 2014?

    Përgjigju
  • Lolita: 11/11/2021 11:15

    Ne kushte paqendrueshmerie (termet + korona) po ashtu jane dhe politikat fiskale dhe monetare...duhet punuar ne harmonizimin e tyre...pyetja qe behet eshte: "a eshte kjo pakete fiskale ne perputhje me analizen e kushteve te tashme dhe te meparshme si dhe me analizen e pritshmerive te projektimit te saj ne afatshkurter,ne afatmesem dhe ne afatgjate?"

    Përgjigju
  • Hamdi: 11/11/2021 10:36

    Lexova me kurjozitet letren e siperpemendur dhe ne konkluzion kane te drejte, por si ekonomist me lind vetvetiu pyetja, kjo Dhoma amerikane e tregetise ne vetvete cfare dhe ke perfaqeson??!! Per cfare lobon sepse ne Shqiperi investimet amerikane jane zero. Plan investimet jane zero, interesi amerikan per investim tek ne eshtei paperfillshem, pra kush jane kto zoterinj dhe interesat e cilit biznes perfaqsojne?? Nese Deshmitaret e Jehovait na qenkan kthyer ne biznes amerikan ku investohet dhe krijohen vende pune atehere kto paskan te drejte, por qe te ankohet nje pseudo dhome biznesi me duket e cuditshme dhe disi e dyshimte. Ftoj SHISH te mbledhe informacion mbi personazhet qe perfaqesojne kte shoqate sepse do mesoje fakte interesante

    Përgjigju
    • tamam: 11/11/2021 14:14

      Keta jane ca me shtetesi shqiptare e amerikane qe duan te maksimizojne fitimet e tyre. Dhe po njesoj si Kim qe fut hundet dhe ne bythe te miut ne shqiperi, keta mundohen qe te bejne dhe ligjvenesin tashme, gjithmone ne funksion te ritjes se fitimit te tyre. Po mos e vri mendjen shume se te tera keto qe thone, qeveria i mer dhe i hedh ne kosh te plehrave, gje qe tregon dhe nje here qe qeveria nuk diskriminon, dhe mqs eshte qeveri standartesh (dhe gjuan lekun dhe vete, per xhepat e saj) na trejton njesoj me kinezin, amerikanin e kush s'ka mbetur akoma pa ardhur te plackise ne kete vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?