Joe Biden

Bota

Paketa për mbrojtjen e mjedisit me vlerën më të madhe ndonjëherë! Biden nënshkruan ligjin

13 Gusht 2022, 21:04| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 21:05

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se javën e ardhshme do të nënshkruajë një ligj të rëndësishëm për klimën. Ligji që synon të mbrojë mjedisin, me vlerë 430 miliardë dollarë, konsiderohet paketa më e madhe për të luftuar ndryshimet klimatike në historinë e SHBA-së. Kjo paketë është projektuar për të reduktuar emetimin e gazrave të dëmshëm.

Nga shuma e planifikuar, 370 miliardë dollarë do të drejtohen për përpjekjen kundër ndryshimeve klimatike, që është ligji më bujar për ndryshimet klimatike i miratuar nga Kongresi amerikan deri më tani.

Projektligji u ofron bizneseve dhe familjeve miliarda stimuj për të blerë automjete elektrike dhe pajisje me efikasitet energjie, si dhe për të inkurajuar investime të reja në energjinë e erës dhe diellit që do të dyfishonin sasinë e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë së pastër.

Kjo do të ndihmonte SHBA-në që të gjente rrugën e duhur për të përmbushur premtimin e saj për të përgjysmuar emetimet e gazeve serrë nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030.

Sipas raportit më të fundit të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katastrofale “dhe se ngrohja globale kërcënon “me humbje masive të jetëve të njerëzve.”

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?