Antimafia italiane ka publikuar videon e operacionit të arrestimeve në kuandër të shkatërrimit të grupit kriminal që vepron midis Shqipërisë dhe Italisë.
Në video duket një operacion kontrolli në një makinë ku në pjesën e përparme të makinës, në kroskot u zbuluan 6 pako me drogë. Lënda narkotike ishte fshehur pas kroskotit.
Duke përdorur pajisje të sofistikuara mesazhesh të koduara dhe duke shfrytëzuar kontakte të drejtpërdrejta me bandat shqiptare, ky grup kriminal ka lëvizur sasi droge me vlerë mbi 5 milionë euro në vetëm 6 muaj.
Lajmi kryesor:
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar (VIDEO)
S.G//ReportTv.al