Qytetarët e Durrësit presin të shohin teatër në sallë me kushte bashkëkohore, por projekti i Bashkisë së Durrësit prej dy vitesh ka mbetur në letër.
Të njëjtin fat ka dhe pallati i sportit ‘Ramazan Njala’, mbetur pa rikonstruktuar.
Projektet janë hartuar nga studiot projektuese, pagesat janë likuiduar nga bashkia për skicat 3D, por ende nuk janë gjetur fondet e investimeve në dy godinat më të rëndësishme të artit e sportit. Duke iu përgjigjur interesit të Report TV, Bashkia e Durrësit përmes e-mail bën të ditur se do të kërkojë fonde nga Qeveria.
“Këto projekte deri më tani nuk janë zbatuar për shkak se janë projekte të cilat janë dorëzuar kryesisht në vitet 2022-2023, por janë projekte të cilat do të bëhen pjesë e financimeve në varësi të prioritetve që ka dhe bashkia Durrës, duke iu rikujtuar se buxheti i institucionit miratohet me Vendim të Këshillit Bashkiak Durrës, por mund të kërkohën dhe financime në institucionet qendrore”.
“Përgjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023 Bashkia e Durrësit ka shpenzuar 35.000.000 lekë për 11 projekte zhvillimore, zbatimi i të cilave ende nuk ka nisur. Këtu përmendim dhe dy rrugë të rëndësishme, unaza Spitallë-Currila dhe Spital- Currila.