Pallati po rindërtohet pas shkatërrimit nga tërmeti, banorët në protestë: Po i bëjnë themelet e cekëta! Në fillim projekti u prezantua për 5 kate, tani ka shkuar në 7

26 Mars 2022, 14:00| Përditesimi: 26 Mars 2022, 14:21

  • Share

Banorët e pallatit nr.19, në lagjen nr.8 në Durrës organizuan paraditen e sotme një protestë për të ngritur shqetësimin e tyre lidhur me rindërtimin e pallatit, të shembur nga tërmeti 2 vite më parë.

Në fillim të muajit mars, firma ndërtuese ka nisur punën për rindërtimin e godinës 5 katëshe, ndërsa 20 familjet që deri më 26 nëntor 2019 banonin aty ankohen për themelet. Sipas tyre, gropa e hapur është shumë e cekët dhe ata i tremben faktit se sërish mund të përsëritet e njëjta situatë, si ajo që i shpëtuan dy viteve më parë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët është fakti se fillimisht u është prezantuar projekti 5 katësh i pallatit, ndërsa tashmë që firma ka nisur punimet, në tabelën informuese godina që do të ndërtohet është 7 kate.

Pallati nr.19 në lagjen 8 të Durrësit do të rindërtohet me një fond që kap vlerën 390.5 milionë lekë, ndërsa punimet po kryhen nga kompania “Bean” sh.p.k. Rindërtimi i godinës financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Projekti i pallatit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?