Pallati 5 katësh i anuar me gjithë themele për shkak të tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë në 6 shkurt, është kthyer së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman.
Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. Gjithashtu, të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Sot, godina ku ata dikur banonin është kthyer në atraksion turistik. Të gjithë ata që kalojnë aty ndalojnë për të bërë foto. Madje ka nga ata që marrin posaçërisht rrugën për të pasur një foto me “pallatin shembullor”.
Lajmi kryesor:
Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti që goditi Turqinë, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura! 184 ndërtues të arrestuar, 600 nën hetim
B.V//ReportTv.al