Edi Paloka dhe Lulzim Basha

Politikë

Paloka ironizon Bashën: Lul, nëse ke mbështetjen e 95% të demokratëve kërko votëbesim dhe na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve

20 Tetor 2021, 16:57| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 17:09

  • Share

TIRANË- Edi Paloka, një prej mbështetësve që ka dalë hapur që në ditën e parë ndaj Sali Berishës, i është kundërpërgjigjur Lulzim Bashës, me këtë të fundit që tha se ka mbështetjen e 95% të demokratëve. Këtë deklaratë e ka komentuar me ironi Paloka, ku i kërkon që të kërkojë votëbesimin për aq kohë sa është i sigurt që gëzon këtë mbështetje dhe sipas tij kjo do të ndihmonte që t'i jepte fund edhe përçarjes së demokratëve.

"Lul! Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve . Mos jep dorëheqje , nëse ke bindjen që ke vepruar drejte dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve , kërko  votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit ! Nëse 51 % e jo 95 % e demokrateve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kane detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën! Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqësojmë  duhet të vendosë për të gjithë ne", shkruan Edi Paloka.

Sot, Kreu i PD-së, Lulzim Basha kur pyet për përçarjen brenda PD, ku Sali Berisha ka dalë me 'Foltoren' e tij dhe pse nuk jep dorëheqjen tha se ai ka 95 % mbështetjen e demokratëve dhe se nuk do të dalë në bazë para anëtarësisë pasi nuk do të vë para inferioritetit ish-kryeministrin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?