Edi Paloka, në parlament duke i hedhur bojë në fytyrë kryeministrit Rama

Paloka nuk është Doktor Gjilpëra

15 Shkurt 2019, 14:26| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 14:35

  • Share

Nga Brizida Gjikondi

Dhuna nuk i zgjidh problemet dhe konfliktet dhe as minimizon pasojat e tyre, përkundrazi, ajo i amplifikon dhe heq vëmëndjen nga thelbi, origjina dhe zgjidhja e tyre. Veprimi i deputetit të PD me shiringë boje në dorë, ish një veprim, sa foshnjarak, sa mjeran aq punëprishës për të ndrequr situatën ku gjëndemi sot. Një veprim i tillë, ish thjesht një hakmarrje personale sipërfaqësore e ngjashme me sherret mes dy nxënësve të shkollës fillore, por kurrësesi një reagim dinjitoz politikani karriere sic pretendon se është deputeti në fjalë. Në një situatë kaq të mbarsur me problem të rënda sociale por dhe cështjesh kombëtare, ku përgjegjësi kryesor është Kryeministri, të shkosh të marrësh hak thjesht për arsye personale, nuk bën gjë tjetër por rifreskon me nxitim kujtesën e shqiptarve se sa opozitë e kapur dhe e mbaruar je, ndaj Shqipëria ndodhet aty ku është sot.

Kjo opozitë që kurrë nuk pati as minimalisht dhe as formalisht moralin e Doktor Gjëlpërës së Konicës ka patur kohë me bollëk tju tregoj shqiptarve me vepra dhe jo me pallavra se është kundër këtij sistemi të deformuar kushtetues, se është vërtetë në krah të shqiptarve, të cilëve prej 11 vjetësh ju është vrarë sovraniteti, si elementi bazë i demokracisë, përfaqësimit dhe pjesmarrjes në bashkëqeverisje. Prej ndryshimeve të përbashkëta të Kushtetutës më 21 Prill 2008, shqiptarët janë pa përfaqësues direkt, pa mbrojtës interesash, atyre nuk ju lexohet vullneti, as vota, ata nuk shprehen dot as në zgjedhje dhe as ndër referendume, për absolutisht asgjë. Kjo dhe vetëm kjo, këtu dhe vetëm këtu fillon deformimi i sistemit politik dhe ekonomik i shqiptarve. Kjo është kapja e shtetit dhe e poshtërimit të tij. Pa ndryshuar këtë, cdo gje tjetër është shtirje, hipokrizi dhe rrotacion shushunjash. Asnjëherë nga kjo opozitë nuk kemi dëgjuar ose lexuar një listë zyrtare të koncesioneve kombëtare, dhe përfituesve të tyre, asnjëherë nga kjo opozitë nuk kemi lexuar një analizë serioze të situatës ligjore dhe ekonomike ku ndodhet shteti shqiptar. Kjo opozitë parlamentare është e pa strukturuar, jo serioze, emocionale, sipërfaqësore dhe e kapur nga klientelizmi dhe klientët e Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkisë Tiranë.

Nuk mund të shesësh moral kur nuk ke moral. Vetëm morali i jep shpirt betejave dhe fytyrë fitoreve. Boja në fytyrën e Kryeministrit, shkulja e kërpudhës ose strehës me neon të kryeministrisë nuk janë këto që rregullojnë në thelb situatën dramtaike ku ndodhet shteti shqiptar, jo dhe jo, vetëm zhbërja e deformimit të sistemit kushtetues dhe ligjit zgjedhor mund ta ndryshojnë thelbin e sistemit politik dhe ekonomik në Shqipëri. Ndaj mendoj se protesta duhet të ishte pasojë dhe jo shkak për të përmbysur një system ku vetë kjo klasë politike me veprimet dhe mos veprimet e saj e ka ngritur, ndaj mendoj se në të dy kahët e litarit dhe politikës shqiptare gjen vec Dr. Protagoras dhe Dr. Emrullahu, askund Doktor Gjëlpëra. Pasi Doktor Gjëlpëra ndryshe nga këta të dy fliste pastër shqip.

Komento

Komente

  • Dritan zenelaj: 15/02/2019 14:58

    Kam 4 muaj qe kerkoj te pajisem me ujemates. Jam ankuar kudo-te portali , te fb rames te drejtoria e ukt , te zyra e ndihmes ligjore te min. Drejtesise etj... Duke pare qe kuksianet I fituan te drejtat e tyre vetem me dhune ,perse mos te marr edhe une pjese neser ne proteste per te fituar te drejten me minimale (ujin) qofte edhe me dhune. Cfare me keshilloni ju e nderuar zonje autore e reportazhit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?