KAMËZ- Në mesditën e 25 dhjetorit aksidentoi të miturën në bulevardin 'Blu' Kamëz, 32 vjecari Bruno Ferketa është arrestuar nga policia. Report Tv ka siguruar këto pamje ekskluzive të arrestimit të Ferketës i cili pas aksidentit nuk ndaloi edhe pse 7 vjeçaren e gjymtoi në rrugë.
Ai ka mundur që për disa orë të qarkulloj i lirë, ndërsa Report Tv mëson se kishte nisur një plan edhe për të rregulluar parakolpin në të cilin ishin gjurmët e aksidentit. Hetimet e policisë rrugore zbuluan nga kamerat e sigurisë targën e mjetit deri sa shkuan në prangosjen e shoferit të papërgjegjshëm.
Kujtojmë se një tjetër aksident i ngjashëm ka ndodhur edhe pak javë më parë pothuajse në të njëjtin vend në Kamëz në rrugën “Bulevardi Nene Tereza”. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMW X5” aksidentoi rëndë një të mitur 16-vjeçare, e cila gjithashtu po kalonte rrugën.
Oo lokuuu, ku shko me cigare ti mer plak se je ne orar pune, i bon edhe gjest me mimike gja ho mos u merzit. Prangat ja vejne perpara, nuk i bohet kontroll trupor perpara se ta hypin nmakine, nuk i merret telefoni. Ja pra kto lloj policesh fshatare injorante na e bojn zhul uniformen
PërgjigjuMinimum 5 vjet kti r0b qrt
PërgjigjuPrangat nga prapa kurrizit o police qe nuk dini as ABC e abetares dhe as te profesionit.
PërgjigjuPo ai polici tu pi cigare. Hajde shtet hajde
Përgjigju