Qyteti i Dibrës është zbardhur nga dëbora ditën e sotme duke krijuar pamje piktoreske. Por pavarësisht kësaj, bora e dendur ka krijuar edhe probleme. Burime për Report Tv bëjnë e dije se rreth 40% e zona e të thella të qarkut të Dibrës kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë zonat më problematike janë Arras, Ostren, Trebicë e Lura.
OSHEE është në terren por era e fortë nuk mundëson ndërhyrjen. Për të bërë të mundur qarkullimin në terren kanë dalë borëpastureset. Në Lurë rruga është e izoluar dhe nuk komunikon me Dibrën. Qarkullimi bëhet vetëm nga pjesa e Rrëshenit.
Lajmi kryesor:
Temperaturat minus dhe dëborë, trageti i nisur nga Durrësi mbi 30 orë në det në Bari! Shumë zona mbeten pa energji e mësim (Situata në vend)
b.ha.//ReportTv.al